Një person është arrestuar në qytetin e Pejës, nën dyshimet se i njëjti ka kanosur zyrtarë policor.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Pejë pasditen e së mërkurës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur zyrtaret policorë. Pasi i njëjti kërkohej edhe me urdhëresë të gjykatës është dërguar në vuajtje të dënimit”.