Kane paralajmëron Serbinë: S’do të tolerohen thirrjet raciste në Beograd

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është shprehur i qartë përballë gazetarëve në konferencën për media, duke theksuar se skuadra e tij është e përgatitur për çdo situatë jashtë sportive që mund të ndodhë në udhëtim ndaj Serbisë.Sulmuesi i Bayern Munich kujtoi rastet e ngjashme në të kaluarën dhe bëri të ditur se ekipi anglez e njeh mirë protokollin e UEFA-s për përballimin e situatave me thirrje raciste.
“Kemi përjetuar një situatë të tillë në ndeshjen kundër Bullgarisë. UEFA ka përgatitur një protokoll për këto raste dhe ne e njohim shumë mirë. Shpresoj shumë të mos kemi nevojë që ta përdorim në takimin e radhës. Nëse do të dëgjojmë kore raciste apo situata të tilla të ngjashme, e dimë se çfarë do të bëjmë. Jemi të fokusuar në këtë ndeshje dhe kërkojmë që ta fitojmë atë,” u shpreh Kane.Kjo ndeshje nuk do të ketë atmosferën e zakonshme në “Rajko Mitic”, pasi Serbia është e dënuar nga UEFA me reduktim të numrit të tifozëve.
Ky vendim erdhi pas incidenteve me sfond racist që ndodhën në qershor, në përballjen ndaj Andorrës.