Lajme

Kandidati i PDK-së, Ervin Shabani ‘godet’ Gjinin: Puno për qytetarë, jo vetëm për disa foto

Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani e ka kritikuar qeverisjen e tanishme të kryetarit të Gjakovës.

Ai i tha Gjinit se punët në komunë duhet të kryhen për të pasur funksion për qytetarët e vendit, dhe jo të duken bukur vetëm për fotografi.

Një punë e tillë, Shabani thotë se është kryer në hyrje-daljet e komunës, teksa e thekson gjendjen në lagjen “Dardania”, e cila sipas tij është komplet jashtë funksionit.

“Hyrje-daljet e qytetit janë bërë shumë të bukura dhe dalin në foto mirë, por po e marr hymjen nga Peja, shumë e mirë është, shumë mirë po del me ata drurët që po i bëni, por veç pak në të majtë me hy në lagjen “Dardania” kah të vjen prej Deçanit në Gjakovë mundesh me e pa se në çfarë gjendje është ajo lagje”

Ai beson se gjendjen më të rëndë lidhur me këtë rrugë e pësojnë nxënësit e shkollës.

“Te shkolla është tmerr, saherë bjen shi aty bëhet tmerr, s’mundet fëmija me hy në shkollë për shkak të lloqit që bëhet te shkolla. E ke pa edhe vetë”

“Nuk duhet me qenë ashtu, duhet me punu jo vetëm për foto z.Gjini. Ne kemi qenë edhe në bashkëqeverisje, gjithmonë e kemi votu edhe buxhetin dhe jam i gatshëm me bashkëpunu me secilin prej kandidatëve për kryetar sik kryetar i Gjakovës për të gjitha projektet e mira që i keni, por na duhet me punu pak më shumë, jo vetëm për foto por edhe për qytetarë”, tha ai.

Back to top button