Kanadaja dhe Australia kanë ndërprerë fondet për agjencinë e ndihmës së OKB-së në Gaza (UNRWA) mbi akuzat se disa nga punonjësit e saj ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit.
Ahmed Hussen, Ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar i Kanadasë, tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga këto pretendime, shkruan Sky News.
Ai përshëndeti thirrjen e shefit të OKB-së, Antonio Guterres për një hetim “të shpejtë” mbi këtë çështje.
“Kanadaja ka ndërprerë përkohësisht çdo financim shtesë për UNRWA-n ndërkohë që ajo ndërmerr një hetim të plotë”, tha zoti Hussen në një deklaratë në “X”.
Ndërkohë, Ministrja australiane e Punëve të Jashtme, Penny Wong i quajti akuzat “të neveritshme” dhe tha se do të pezullojnë dorëzimin e “fondit të shpallur së fundmi”.