Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kamberi: Vuçiqi e çon Serbinë në diktaturë nëse e fiton betejën me qytetarët

    25/12/2024 13:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Serbi ka revoltë gjithëpopullore, thotë deputeti shqiptar në Beograd, Shaip Kamberi. Në rast se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e fiton betejën me qytetarët, thotë ai, do e çojë Serbinë në drejtim të diktaturës.

    Rrugët e kryeqendrës së Serbisë janë mbushur me protestues kundër Vuçiqit dhe qeverisë atje.

    Mbi 100 mijë njerëz dolën në rrugë në një organizim të studentëve dhe sindikatave të fermerëve.

    Atje po përkohet përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacionit të trenit në Nov Sad, ku humbën jetën 15 njerëz.

    Tash e disa javë, protestuesit kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e Beogradit.

    Revolta gjithëpopullore e qytetarëve, sipas Kamberit, vjen nga mosgatishmëria e Vuçiqit për të biseduar me grupet e pakënaqura.

    “Kemi një revoltë të tillë gjithëpopullore në Serbi, kur absolutisht e shohim që ekziston një mosgatishmëri absolute e presidentit Vuçiq që të ulet të bisedojë me grupet e pakënaqura me studentë, qoftë me opozitën, qoftë me pakicat që janë grupet më të margjinalizuara. Do të shohim sa do të zgjasë, cili do të jetë niveli dhe dinamika e protestave këto ditë në Serbi. Regjimi pret që festat e fundvitit të sjellin një ulje pak të protestave, sepse njerëzit janë të marrë në protesta por nga ana tjetër ata që janë në prapaskena të organizimit të protestave duhet ta dinë se nëse ndërpritet, i ndalet hovi, ato edhe do të pushojnë aty”, deklaron Kamberi për KosovaPress.

    Në përpjekje për të penguar protestat, Qeveria e Serbisë ka zgjatur pushimet dimërore të shkollave duke i nisur ato gati një javë më herët.

    Dhuna e herëpashershme ka përcjellur protestat, ndërkaq nga grupe pro-qeveritare ka pasur përpjekje për të penguar protestat.

    Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë deklaron për KosovaPress se Vuçiq do të parandalojë çdo përpjekje për të mos e rrezikuar regjimin e tij.

    “Në rast se Vuçiq e fiton këtë betejë me qytetarët e revoltuar, mendoj që do ta çojë Serbinë prej autokracisë në drejtim të një diktature, ku do të vendos ligje dhe rregulla të hekurta në mënyrë që të parandalojë çfarëdo përpjekje tjetër që në këtë formë të rrezikohet regjimi i tij. Ajo që është me rëndësi për vitin tjetër të shohim se cili do të jetë reagimi i Bashkimit Evropian ndaj protestave dhe ndaj regjimit të Vuçiqit në tërësi, çfarë qëndrimi do të mbajnë ata dhe çfarë qëndrimi do të mbajë administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me një shtet që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, që merr financat nga BE por që mendjen e ka tek perandoritë e lindjes, qoftë te Rusia, qoftë te Kina”, përfundon ai.

    Vuçiq, i cili akuzohet për sundim gjithnjë e më autokratik ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

    Artikuj të ngjashëm

    Kamberi: Çlirimi i Kosovës ishte shpëtim i popullit

    Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

    Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.