Shaip Kamberi i uroi Memli Krasniqit suksese në udhëheqjen e partisë.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe shefi i grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, me anë të një postimi në Facebook uroi Memli Krasniqin për marrjen e drejtimi të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës”, shkruan ndër të tjera Kamberi.
Postimi i plotë:
“Uroj z.Memli Krasniqi për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
I dëshiroj suksese në udhëheqjen e partisë.
Përgëzime delegatëve për mbarëvajtjen e Konventës.
Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës”.