Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Kamberi përmes një postimi në platformën ‘X’ ka thënë se shqiptarët në Luginën përbëjnë shumicën e popullsisë, por se vetëm 17 për qind prej tyre kanë poste në institucionet shtetërore lokale.
“Në Luginën e Preshevës, shqiptarët përbëjnë 71% të popullsisë, por kanë vetëm 17% të përfaqësimit në institucionet shtetërore lokale”, shkroi ai.
Ndryshe, Qeveria e Serbisë së fundmi ka reduktuar me mbi 1 milion dinarë buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës për vitin 2024.