Belgzim Kamberi i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, gjatë debatit në emisionin “Politiko” në kanalin e televizionit Kanal10, theksoi se nuk pritet të nënshkruhet asnjë marrëveshje mes dy krerëve të shtetit, Kurtit dhe Vuçiqit, në takimin e paraparë në Ohër më 18 mars.
Sipas tij, shkak për këtë do të jetë mospajtimi mes tyre për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit, e cila pritet të sjellë përplasje mes dy palëve.
Kamberi vuri në dukje se Serbia po kërkon që zbatimi i marrëveshjes të fillojë sa më shpejtë, ndërsa Kurti ka një qëndrim tjetër, duke përpiqur që Asociacioni të jetë në një rend më të lartë.
Në takimin e Ohrit, sipas Kamberit, pritet të ketë disa mosmarrëveshje në lidhje me kalendaret dhe modelet e zbatimtë Asociacionit, e cila do të ndikojë në diskutimet midis dy krerëve të shtetit.
“Serbia po insiston të fillohet zbatimi i tij, e Kurti po përpiqet që Asociacioni të jetë në një rend pak më të largët. Në Ohër do të thehen shtizat ndërmjet dy palëve. Një gjë është këtu, kalendari si do të zbatohet dhe e dyta, për cfarë modeli të Asociacionit po flasim. Këtu janë edhe mospajtimet e dy palëve. Në Ohër përsëri do të kemi një përplasje mes palëve”, deklaroi Kamberi.