Lajme

Kamberi me kërkesë për pajisjen e Preshevës me tabela të regjistrimit

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka dorëzuar iniciativë për ta pajisur komunën e Preshevës me tabela të veta të regjistrimit.

Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Presheva, njejtë si komunat e tjera, meriton të identifikohet me emrin e vet, prandaj kam dorëzuar iniciativë për t’a paisur komunën e Preshevës me tabela të veta të regjistrimit”.

“Në komunën e Preshevës janë të regjistruar 12.387 automjete, ndërsa komuna e Preshevës ka 33.449 banorë rezident dhe gjithsej 59.024 banorë kur i shtohen edhe banorët jorezident.Me këtë numër të banorëve dhe me këtë numër të veturave të regjistruara, është plotësisht e arsyeshme dhe e domosdoshme që Presheva të ketë tabelat e veta të regjistrimit, dhe jo të mbajë ato të qytetit të Vranjës”.

“Presheva meriton trajtim të barabartë dhe simbolet e saj, përfshirë edhe tabelat e regjistrimit, të jenë të pranishme ashtu si në çdo komunë tjetër të Serbisë’, shkruan ai.

Back to top button