Kur u nënshkrua kjo marrëveshje, dy muaj më parë, u tha se Kosova e Maqedonia e Veriut do të kenë kontroll të përbashkët të kufirit nga 1 janari 2025.
Kjo nuk ndodhi dhe faji iu la telasheve teknike në lidhje me një server.
Zotimi tjetër që u dha, e i cili u mbështet edhe nga një zyrtar i shtetit të Kosovës që të premten po punonte Han të Elezit, është se dy shtetet e nisin kontrollimin me vetëm një kufi, në shkurt.
Por, gjendja në terren nuk ka ndryshuar nga ajo çfarë ishte këtu me vite. Ende nuk ka shenja se diçka po punohet.
Nga Ministria e brendshme e Maqedonisë thanë se vonesa është për shkak të softuerit që duhet të bëhet me të dhënat e përbashkëta të dy vendeve.
Marrëveshja për kufirin, bashkë me dy tjera, për energji e arsim, ishte nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të qeverive të dy shteteve, të mbajtur më 18 nëntor 2024 në Prishtinë