Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kallas shkruan për dialogun Kosovë-Serbi: Normalizimi i plotë është mënyra e vetme për anëtarësim në BE

    03/02/2025 18:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Këtë deklaratë, Kallas e bëri në “X”, ku shkroi për fillimin e punës së emisarit të posaçëm për dialogun, Peter Sorensen.

    “Na pret një punë e rëndësishme. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar ajo.

    Ajo e falënderoi Miroslav Lajçakun për angazhimin e deritashëm.

    Ndryshe, Miroslav Lajçak, diplomati sllovak, ka dorëzuar të premten zyrtarisht detyrën e emisarit të dialogut Kosovë-Serbi te pasardhësi i tij, Peter Sorensen.

    Ai ka thënë se kjo ka qenë detyrë sfiduese, por pati mision shpërblyes me arritjen e marrëveshjes së Ohrit.

    “Dhe përfundon. Pas 4 viteve dhe 10 muajve si emisar i dialogut, po ia dorëzoj zyrtarisht detyrën pasardhësit tim, Peter Sorensen. Ka qenë sfiduese, megjithatë, një mision shpërblyes dhe Kosova e Serbia mund të jenë krenare që arritën Marrëveshjen e Ohrit” – ka shkruar ai në platformën “X”.

    I warmly welcome Peter Sørensen as my @EUSR_Dialogue.

    There is important work ahead of us. Full normalisation of relations is only way for Kosovo and Serbia to join the EU.

    Thank you for your efforts @MiroslavLajcak! Work done serves as basis to reengagement.

    — Kaja Kallas (@kajakallas) February 3, 2025

    Artikuj të ngjashëm

    Korrje-shirjet: Kurti dhe Peci i “hypin kombajës” në Suharekë

    Gjilani nis fushatën e korrje-shirjeve të mbi 3 mijë hektarëve me grurë

    Sot varroset i mituri i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

    Të Fundit

    Korrje-shirjet: Kurti dhe Peci i “hypin kombajës” në Suharekë

    Gjilani nis fushatën e korrje-shirjeve të mbi 3 mijë hektarëve me grurë

    Sot varroset i mituri i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

    Tre persona të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë – Klinë

    Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e Erion Veliajt

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.