Policia në Paris wshtw përplasur me policinë pasi që qeveria franceze vendosi ta shtyjë reformën e pensionit pa vota në parlament.
Turma të njerëzve u mblodhën në sheshin Place de la Concorde në përgjigjje të rritjes së moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjech, shkruan BBC, transmeton GazetaDemos.
Kjo reformë ka nxitur që dy muaj debate të ashpra politike dhe greva.
Më në fund, kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne u thirr në nenin 49:3 të kushtetutës – i cili lejon qeverinë ta evitojë votën në parlament.
Ky vendim u mor vetëm disa minuta para se të mbledheshin deputetët për të votuar këtë projektligj, sepse nuk kishte garancion që të votohet nga mazhoranca.
Një mocion mosbesimi kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron, e ka sugjeruar liderja e opozitës së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Udhëheqësja e partisë së majtë La France Insoumise (LFI), Mathilde Panot postoi në Tëitter se Macron e kishte zhytur vendin në një krizë qeveritare, pa legjitimitet parlamentar apo popullor.
Mijëra njerëz dolën në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera franceze për të refuzuar masën, duke kënduar himnin kombëtar dhe duke valëvitur flamujt e sindikatave.
Disa protestues u përleshën me policinë në mbrëmje. Një zjarr u ndez në mes të Place de la Concorde dhe policia me mburoja dhe shkopinj hodhi gaz lotsjellës dhe u zhvendos për të pastruar sheshin.
Policia e Parisit i tha agjencisë së lajmeve AFP se rreth 120 persona u arrestuan.
Por, sindikatat u zotuan të mbajnë kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të pensioneve, me Confédération Générale du Travail (CGT) (Konfederata Gjenerale e Punës) duke thënë se një ditë tjetër grevash dhe demonstratash ishte planifikuar për të enjten më 23 mars./Demos/