Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Kali dhe dhelpra”, vërejtjet e Kurtit për ndërkombëtarët në intervistën për gazetën kroate

    24/07/2023 11:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën kroate “Veçernji List”. Aty kryeministri ka folur për zhvillimet e fundit në veri, masat ndaj Kosovës, Gjykatën Speciale e detaje të tjera.

    Kur u pyet pse të gjithë e sulmojnë, Kurti pati disa vërejtjet për ndërkombëtarët. E përmendi një kali të gabuar në Serbi, për të cilin tha se doli luan. Sigurisht fjalën e kishte për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Brukseli dhe Uashingtoni e lejuan Vuçiqin që të mos e nënshkruante marrëveshjen nga Brukseli dhe Ohri, pastaj që ta shkelte atë marrëveshje dhe ja ku jemi në një situatë në të cilën ekziston asimetri drastike në qasje. Masa ndëshkuese ndaj meje, dhe nga ana tjetër falje për presidentin Vuçiq. Kjo është një padrejtësi. Por thonë se këto masa do të jenë afatshkurtra, të përkohshme dhe të kthyeshme, andaj të shohim. Me faktorët ndërkombëtarë, edhe evropianët edhe amerikanët, kemi komunikim dhe koordinim të rregullt, por kemi edhe dallime të vogla, herë përsa u përket taktikave, e ndonjëherë, eventualisht, strategjive. Por përsa iu përket vlerave, interesave dhe qëllimeve nuk kemi asnjë dallim”, deklaroi kryeministri i Kosovës.

    “Brukseli dhe Uashingtoni kanë vënë bast për kalin e gabuar në Serbi, në presidentin e atjeshëm. Në fund doli që nuk ishte fare kalë, por dhelpër. Askush as nuk e ka imagjinuar që një vit e pesë muaj pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës, por madje do të lejonte që Sputniku të mbante bazën rajonale në Beograd. Në ven​d të reflektimit dhe introspeksionit të tyre, ata më godasin mua”, tha ai.

    Kurti përmendi faktin që ka tërhequr 25% të Policisë nga objektet komunale, dhe se është i gatshëm për zgjedhje të reja në veriun e Kosovës.

    “Para së gjithash, ata duan deeskalimin e situatës në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe ne plotësisht pajtohemi me ta. Sa i përket deeskalimit, tërheqjes së policisë dhe zgjedhjeve të parakohshme, janë diçka që ata kanë kërkuar dhe ne jemi pozitivë për këtë, dhe i përgjigjemi pozitivisht kësaj kërkese. Por unë nuk mund ta nxjerr menjëherë policinë nga ato ndërtesa sepse jashtë ekzistojnë elementë të ndryshëm ekstremë të krimit të organizuar dhe në të njëjtën kohë elemente të strukturave paralele ilegale të Serbisë. Prandaj i jam përgjigjur kërkesës së tyre duke ulur proporcionalisht dhe gradualisht numrin e policëve. Nga ana tjetër kam thënë se nuk mund të detyroj askënd të japë dorëheqje apo të largohet nga ndërtesat zyrtare që janë në fakt pronë e Republikës sonë, por ejani të bëjmë zgjedhje të parakohshme. Neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale thotë se është e mundur mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nëse 20% e elektoratit bëjnë peticion dhe më pas mbahet votimi. Nëse më shumë se 50% e votuesve votojnë kundër atij kryetari, praktikisht i merret mandati. Duhet të ecim ligjërisht drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme”, deklaroi Kurti.

    Edhe këtu, Kurti foli për raportet që kanë ndërkombëtarët me Serbinë.

    “Bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme se ka të bëjë me një Beograd zyrtar të ekstremit të djathtë, i cili në rotacion krijon probleme në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë – çdo muaj njërit prej fqinjëve i vjen radha. Ne dëshirojmë drejtësi ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka frikë nga destabilizimi dhe këtu ka një hendek.

    Ky hendek zgjatet me një hendek tjetër kur komuniteti ndërkombëtar ka pritshmëri të ulëta nga Vuçiqi në të tashmen, por megjithatë shpresa të mëdha në afat të mesëm. Prandaj, sa herë që Beogradi bën një gjest pozitiv, ata e zmadhojnë atë, sepse kanë pritshmëri jashtëzakonisht të ulëta. Në këtë kuptim, komuniteti ndërkombëtar, paradoksalisht, është më optimist për Vuçiqin sesa për veten! Sigurisht unë jam optimisti më i madh, por unë jam optimist për Kosovën, për BE-në dhe NATO-n, por jo kur është fjala për Vuçiqin”, tha ai.

    Kurti foli për një luftë hibride të Serbisë ndaj Kosovës të cilën e përmendte edhe ministri Sveçla kohë më parë, kur atakonte ashpër veteranët e gazetarët. Megjithatë, kryeministri nuk përmendi emra.

    “Beogradi po zhvillon luftë hibride kundër Kosovës. Më thërrasin me emra të ndryshëm, sepse secila prej etiketave të tyre zbehet shpejt, kështu që duhet t’i zëvendësojnë. Çdo muaj lajmërojnë se muajin tjetër po fillon stuhi kundër serbëve në Kosovë. Nuk u vjen aspak turp që do të dalin gënjeshtarë sepse e dinë që askush nuk u çuditet më”, deklaroi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti në Këshill të Sigurimit: Sa isha në burg në Serbi, dëgjova gëzim dhe eufori për sulmet e 11 shtatorit në SHBA

    Kurti dhe aktivistja e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak flasin për për pozitën e shqiptarëve në Serbi

    Kurti: Qeveria planifikon që lënda e kodimit të mësohet nga klasa e parë e shkollës fillore që nga viti i ardhshëm

    Të Fundit

    KQZ-ja fillon programin trajnues për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

    Milionat e BE-së në “duar” të parlamentarëve, bëhet thirrje për ratifikimin e marrëveshjes

    Hudhet poshtë kallëzimi penal i Flutura Kusarit kundër mbështetësit të VV-së, këto janë arsyetimet e Prokurorisë

    Durmishi: KFOR-i në dijeni për projektin e urave, nuk ka arsye për ndërprerje të punimeve

    Kurti i kërkon Bosnjë dhe Hercegovinës heqjen e vizave për Kosovën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.