Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kajtazi sjell detaje nga rasti i Liridonës: Naim Murseli planifikonte prej 1 viti vrasjen e saj

    01/02/2024 22:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gazetari Vehbi Kajtazi, në Opinion në TV Klan ka sjellë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj më 29 nëntor të vitit të kaluar.

    Pas 11 vitesh martesë, Naim Murseli vendosi të vrasë gruan e tij dhe për këtë kishte 1 vit që e mendonte.

    Kajtazi është shprehur se Naim Murseli ka folur për një lidhje të tij me gruan e një familjari, të cilën e ka marrë vesh Liridona, mirëpo dëshmia e babait të tij thotë se ky problem është mbyllur.

    “Kjo është ngjarja për të cilën kam raportuar dhe jam ndjerë shumë keq për dy arsye. E para për një plan 1-vjeçar të këtyre dy personave (Naim Murseli & Kushtrim Kokalla) dhe ndërkohë fatkeqja jetonte me të. Si e dëshmoj këtë 1 vit? E thotë vetë. Thotë unë kam pasur probleme me Liridonën, probleme bashkëshortore, kam tentuar me vra veten për shkak të këtyre problemeve. Ky thotë se ka qenë në lidhje me një grua të një familjari të tij. Shumë të afërt. Thotë se jam zbuluar nga Liridona. Për këtë flet edhe babai i tij, por sipas tyre ky problem është tejkaluar, është mbyllur brenda familjes, sepse kanë dalë këta të dy, edhe çifti tjetër edhe e kanë mbyllur. Kështu deklarojnë”, tha gazetari.

    Sipas gazetarit Kajtazi, personi që fundos Naim Murselin dhe Kushtrim Kokallën është Granit Plava.

    “Ky pretendon se shumë presion prej të ndjerës dhe duke diskutuar me nipin e tij ky thotë se Kushtrim Kokalla më propozoi zgjidhjen e problemit dhe cila ishte zgjidhja e problemit? Ky thotë se ta vras unë Liridonën. Për një vit këta të dy e kanë diskutuar këtë temë. Por Kushtrimi e thotë versionin tjetër, nuk e kam propozuar unë t’ia vras gruan. Ai (Naimi) më ka kërkuar mua ta vras gruan e tij. E vërteta e të dyve është se të dy janë përfshirë në një plan njëvjeçar të cilin e zbulon Granit Plava dhe ky i fundos të dy sepse Kushtrim Kokalla e nxjerr në kontakt me Granit Plavën. Këta të dy thonë që nuk janë njohur me njëri-tjetrin, janë njohur dy javë para krimit”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Babait të Naim Murselit i miratohet kërkesa për ta parë djalin

    Fëmija e çiftit vizatoi një ujk në vend të babait’, hetimet për Liridonën vazhdojnë

    Vëllai i Lirdona Ademajt: Dënimi maksimal është një lehtësim për ne si familje

    Të Fundit

    Deklarohen nga Policia, dalin detaje rreth vdekjes së 27-vjeçarit pak kohë pasi u arrestua

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Dështon edhe për të 43-tën herë konstisuimi i Kuvendit

    Fillon përpjekja e 43-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

    Deputetja Balje: Një anë duhet të lëshojë pe, kemi disa ditë për ta parë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.