Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kajtazi shpalos detaje ekskluzive: Rejhan Bela ishte ndaluar dy ditë para vrasjes, por i ka ikur policisë

    23/04/2025 21:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Opinionisti Vehbi Kajtazi ka shpalosur detaje ekskluzive lidhur me vrasjen e policit Muhamed Lika.

    Ai tregoi se i ndjeri, që u vra me 1 prill në hyrje të banesës së tij, njihet si zyrtari policor në Kaçanik që ishte i pakompromis me elemente të ndryshëm që konsiderohen radikale dhe që kane marr veprime qe shteti i ka cilësuar si përhapje e mosdurimit fetar.

    Kajtazi zbuloi se i ndjeri më 2003 kishte arrestuar njërin prej 7 personave që tashmë janë arrestuar lidhur me organizimin dhe vrasjen e tij.

    Ata ishin të dyshuar për shkak të afisheve të vendosura në Kaçanik duke bëhej thirrje kundër festimit të Vitit të Ri dhe ka pas edhe persona të ndaluar për djegjen e bredhit në Han të Elezit.

    “Këto dy ngjarje konsiderohen që janë të lidhura njëra me tjetrën dhe fakti qe është arrestuar nga Lika.. kjo i jep një motiv shtesë vrasjes së policit”, deklaroi Kajtazi.

    Ai tutje shtoi se dy ditë para vrasjes, i dyshuari Rejhan Bela ishte ndaluar në një pikë kontrolli të Policisë së Kosovës diku në Kaçanik dhe ka ikur nga duart e policisë, por aty në vendngjarje i ka rënë telefoni, i cili është marr nga policia dhe është dërguar në stacion.

    Pas disa orësh në stacion ka shkuar babai i të dyshuarit dhe e ka kërkuar telefonin, ndërkaq Lika i kishte thënë se atje duhej të shkonte i i biri për të dhënë deklaratë dhe pastaj ta merrte telefonin, duke qenë se për Rejhan Belën kishte dhe urdhërarrest nga gjykata për një masë edukative për të mitur, të cilin ai nuk e kishte respektuar.

    “Babai ka treguar të birit për fjalët e Likës, madje i është drejtuar me fjalët ‘ai qeni”, ndërkaq djali i kishte thënë “hajt se e rehatojmë”. Këto informata janë siguruar gjatë hetimeve”, tregoi Kajtazi për KlanKosova.

    Artikuj të ngjashëm

    Plagoset një ish-polic në Sarandë

    Nëntë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

    Aksidenti në Gllarevë, flasin nga policia

    Të Fundit

    Bay T e godet sërish Drilonin: Mësova që ishe në tri lidhje njëkohësisht

    Franca i kërkon BE-së të ushtrojë presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

    Gjendet një person i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë, fqinjët alarmojnë për kundërmim nga vendi ku ai qëndronte

    Pas temperaturave rekorde deri në 42.5°C në Kosovë, priten ditë më të freskëta e rrebeshe lokale

    Blerta Deliu ia kthen Albulena Haxhiut: E marrë seriozisht vetëm pasi ta “zbardhë” rastin e Astrit Deharit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.