Ardhja e Trumpit në krye të Amerikës do të ketë implikime në Hagë, dialog dhe në të ardhmen politike të Kurtit. Kështu vlerëson gazetari Vehbi Kajtazi.
Ai thekson se zgjedhja e Trump si president i SHBA-së do të ketë implikime të mëdha në Kosovë, në Hagë, në procesin gjyqësor kundër Thaçit, në dialogun me Serbinë dhe në të ardhmen politike ndaj Kurtit.
“
Nuk duhet me harru edhe një fakt kur e përmendim Jack Smith, Thaçi ka qenë në aeroplan duke udhëtu në Shtëpinë e Bardhë kur Smith ka bërë të ditur që kanë ngritur aktakuzë ndaj Thaçit. Dhe kjo është intepretuar si ndërhyrje politike për mos ta lënë Thaçin të shkojë dhe të arrijë një marrëvedhje në Shtpinë e Bardhë me Vuçiqin. Kjo rënia e aktakuzës kundër Trump, unë mendoj që ky do ta ketë personale se gjithçka, gjithë punën e Smith ta rrënojë.
Nuk ka kompromis me diçka që është kthyer personale. Grenell ishte kreatori i asaj marrëveshje që ishte nisur Thaçi gjatë Amerikës. Kur ka zbrit në Austri e ka marrë vesh për aktakuzën dhe është kthy për Kosovë. Ardhja e tij do të ketë implikime të mëdha në Kosovë, në Hagë, në procesin gjyëqsor kundër Thaçit, në dialogun me Serbinë dhe në të ardhmen politike ndaj Kurtit”, tha Kajtazi në Rubikon.