Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se Partia Demokratike e Kosovës sot gaboi rëndë politikisht, pas pjesëmarrjes në darkë pune me kryeministrin Albin Kurtin.
Ai thekson se “PDK është bërë zgjatim i Albin Kurtit për ta shpëtu politikisht nga gjendja në të cilën e ka fut veten dhe vendin”.
“PDK në këtë formë po bëhet zgjatim i Albin Kurtit për ta shpëtu politikisht nga gjendja në të cilën e ka fut veten dhe vendin. VV, Kurti për 3 vjet e sa në qeveri, nuk i ka thirrë në takim për tema jetike në këtë vend. Kemi pas gjendje të jashtëzakonshme, raporte të tensionuara me ndërkombëtarët, jemi para dështimit në KiE, ka kry marrëveshje me Serbinë dhe nuk e ka thirrë opozitën në takim me ia tregu draftin qe për çka u mora vesh. Ky e ka pru vendin para dështimit.
Gjatë krejt këtij viti, vitit të kaluar, çdo dy muaj VV ia ka bë nga një videoklip opozitës duke i akuzu për hajni, krim, zhvatje, gjithçka. Tash kur po i duhet Kurtit me dalë prej kësaj situate, iu çon ftesë palidhje. PDK ka nis një procedurë për mocion mosbesimi për Qeverinë Kurtit dhe diskutimet janë që pas datës 17, dështimit për anëtarësim në KiE. T’iu ofrojë për mbledhjen e nënshkrimeve. Deri tash kështu është gjendja, ky është plani. Tash është një iniciativë tjetër. Nuk duhet me çu vendin në zgjedhje. Kurtin duhet me ballafaqu me vendimet e veta. PDK ka gabu rëndë politikisht sot. Unë e shoh se është bë zgjatim i VV-së. Memli Krasniqi përdori gjuhë të butë në raport me LVV-në. Shumë butë foli”, tha Kajtazi në Rubikon.