“Nëse presidenti rus nuk do të kishte dhënë urdhër për të ruajtur sa më shumë popullsinë dhe qytetet, ne do ta kishim pastruar Ukrainën shumë kohë më parë”, deklaroi liderin çeçen, Ramzan Kadyrov.
Kadyrov përsëriti tezën e “pastrimit” të Ukrainës, e cila shpesh mund të dëgjohej nga Rusia gjatë luftës.
Udhëheqja e vendit që nga fillimi i pushtimit thotë se “filloi një operacion special ushtarak” dhe jo një pushtim, për të “mbrojtur njerëzit në Ukrainë që kanë qenë objektivë të dhunës dhe gjenocidit të regjimit të Kievit për tetë vitet e fundit.https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=93118857&v=2.1&guid=c6b161880a8849489216944c529f7859ad0cfcd9a12649c29b879232f350ac45
Prandaj, sipas Kadyrov filluan “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e Ukrainës.
Kujtojmë se Kadyrov në të njëjtën ngjarje tha se Rusia nuk po lufton kundër Ukrainës, por kundër NATO-s dhe se lufta nuk është e lehtë, por se është një përvojë e mirë dhe se do të tregojë sërish se Rusia është e pathyeshme.