Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar ashpër Vetëvendosjen dhe udhëheqësit e saj.
“Sot pamë arrogancën e pushtetit dhe të partisë më të madhe. Mendoj se kjo seancë duhej të fillonte me një kërkimfalje, për shkak se janë shkelur kushtetutat. Zoti Dehari, por edhe Vetëvendosja, e patën të qartë që nuk kishim asnjë kërkimfalje, as ndjesë dhe as keqardhje që për gjashtë muaj po e mbajnë peng Kuvendin e Kosovës”, tha Kadrijaj.