Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se votat e njëjta po përësriten në secilën seancë, dhe se VV-ja po do ta bllokojë situatën në Kosovë.
Ajo tha se VV-ja s’ka bërë asnjë lëvizje, e sipas saj kjo gjë po ndodhë qëllimshëm, pasi siç tha ajo ndoshta një kandidat tjetër që do të mund të propozohej, mund t’i merrte votat.
“Pamë që nuk ka asnjë angazhim dhe asnjë ndryshim. Këto vota po përsëriten. Kaq vota do të thotë i ka edhe për qeveri. Ai po do ta bllokojë situatën në Kosovë. S’kanë bërë asnjë lëvizje. Po mendoj që këta qëllimshëm po e bëjnë. Ndoshta ka kandidat tjetër që mund t’i kishte marrë”, tha ajo pas dështimit të seancës.
Sipas Kadrijajt, VV-ja duke parë që për Haxhiun s’po i kanë votat, qëllimshëm s’po ndryshojnë kandidatin, që mos të kalojnë tek zgjedhja e qeverisë, pasi sipas saj sërish s’kanë vota.
“Këta duke e parë që Haxhiu s’po i ka votat, këta po e bëjnë me qëllim për të bllokuar Kuvendin që mos të kalojmë në fazën e dytë që është zgjedhja e qeverisë”, tha ajo.