Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Kadrijaj: Kryeparlamentari Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën

    31/08/2025 11:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, po akuzon kryetarin e sapo zgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha, se po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

    Një ditë pasi kryeparlamentari Basha shpalli të mbyllur seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, ani pse nuk u zgjodh nënkryetari nga radhët e komunitetit serb, Kadrijaj thotë se qëllimi kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje është të bllokojë rrjedhën e afatit ligjor për formimin e qeverisë, pasi nuk i ka numrat për të formuar shumicën parlamentare.

    Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja edhe gati shtatë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

    Për këtë vonesë, Kadrijaj thotë se fajtorja kryesore është Lëvizja Vetëvendosje, e cila edhe ka dalë e para në zgjedhje.

    Nënkryetarja e AAK-së për KosovaPress thotë se Kuvendi është dashur të votojë në pako nënkryetarët nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, e jo tash të hyjë në një situatë të panjohur juridike.

    “Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç janë nxjerrë tre nënkryetarët nga shqiptarët që kanë qenë në pako, në pako është dashtë të votohen edhe nënkryetarët nga dy komunitete: komuniteti serb, por edhe komunitetet tjera. Ju e keni parë që është ndarë votimi, pa konsulta, pa marrëveshje, pa negocim – që është dashtë të hidhet së paku si mocion në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, këta kanë dalë prej rendit të ditës së përcaktuar. Aktgjykimi i dytë e ka thënë qartë se duhet të ktheheni në rendin e ditës, ashtu siç është përcaktuar në takimet e para konsultative që janë mbajtur mes partive politike para caktimit të seancës së parë. Agjenda ka qenë e saktë dhe e qartë…  Njëqind përqind të fajit e ka Lëvizja Vetëvendosje, sepse është partia që e mori pozitën e kryeparlamentarit, por edhe që duhet ta bëjë, domethënë është përgjegjësi, sepse edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka qartësuar: e kanë të drejtën e propozimit, por nuk e kanë të drejtën e bllokimit”, deklaron Kadrijaj.

    Sipas saj, lideri i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka numrat për të formuar qeverinë e ardhshme, andaj, siç thotë ajo, po bën “lojëra” të tilla në Kuvend.

    Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbyll të shtunën nga kryeparlamentari Basha, ani pse në gjashtë raunde votime nuk u zgjodh asnjë prej deputetëve nga komuniteti serb për nënkryetar të Kuvendit.

    Krahas deputetëve nga Lista Serbe, në garë ishte edhe deputeti tjetër i komunitetit serb, Nenad Rashiq, mirëpo i njëjti nuk arriti të sigurojë votat për këtë post.

    Për Rashiqin votuan vetëm deputetët nga LVV dhe komunitetet jo-serbe, kurse ata nga PDK abstenuan, LDK nuk mori pjesë, kurse në seancën e fundit munguan deputetët e AAK-së dhe Nismës.

    “Zotëri Kurti nuk bën ta ballafaqojë veten e vet në një seancë ku nuk do ta ketë shumicën absolute për t’u zgjedhur kryeministër. Të gjitha këto lojëra me figura të Lëvizjes Vetëvendosje – të rëndësishme apo të parëndësishme për ta, janë bërë në mënyrë që bllokada të ngelet në këtë nivel, domethënë në nivelin e konstituimit të Kuvendit dhe të mos kalojë në asnjë formë te qeveria. Kalohet kjo periudhë dhe më pas kalohet në afatet kohore që janë për zgjedhjen e Qeverisë”, shton ajo.

    Përkundër se disa prej deputetëve të AAK-së e votuan kandidatin e LVV-së për kryeparlamentar, Kadrijaj thotë se AAK-ja s’ka votë për formimin e qeverisë Kurti III.

    Përkitazi me këtë, ajo kritikon Lidhjen Demokratike të Kosovës, që sipas saj është treguar e ngurtë në formimin e qeverisë së re nga partitë ish-opozitare.

    “Aleanca ka qenë më e qarta prej të gjitha partive të tjera politike. Ne kemi qenë për formimin e qeverisë nga ish-partitë opozitare. Domethënë, qëndrimet tona kanë qenë të qarta në këtë drejtim dhe do të vazhdojmë me këtë prizëm. Jo, ne nuk do të bëhemi në asnjë formë pjesë e Qeverisë Kurti… Nëse e kundërshtojmë një qeverisje, domethënë një pako, një qeverisje, ose vazhdimin e Qeverisë Kurti, ne është dashur të kemi alternativa dhe një bashkëpunim më të mirë mes partive ish-opozitare, në mënyrë që të shohim të sigurojmë një qeveri tjetër. Dhe tash, ky pozicionimi i ngurtë normalisht që e pamundëson të kemi qeveri nga ish-partitë opozitare”, thekson ajo.

    Krahas këtyre, Kadrijaj kërkon dorëheqjen e kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha, pas publikimit të lajmit se i njëjti është bashkautor në një punim që flet për ish Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    Megjithatë, pas këtyre raportimeve, Basha mohoi se ka shkruar ndonjëherë kundër UÇK-së, duke theksuar se kontributi i tij u kufizua vetëm në një kapitull për islamin radikal.

    “Ne e kemi parë. Nuk është çudi nëse ky Dimal Basha është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, por del që është më i miri i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë pozicion. Dhe, shikoni – nëse ky është më i miri, cili është pozicioni i deputetëve të tjerë aktualë? Kjo është e turpshme çfarë po ndodh. Mirëpo me këto sulme ndaj UÇK-së, në vazhdimësi kemi dëgjuar nga oponentë të Lëvizjes Vetëvendosje – dhe ndonjëherë, ju e dini shumë mirë, që nga vetë debatet televizive, analistë të ndryshëm i kanë publikuar se cilët janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje: historinë e tyre, prejardhjen e tyre, prej çfarë niveli vijnë. Publikimi i fundit është kulmi. Dhe ky njeri nuk e meriton ta ketë një pozicion të tillë të lartë. Ne, nëse do të ishte konstituuar Kuvendi, do të kishim pasur votat. Ligji i parë që do të kishim insistuar të miratohej, do të ishte ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe çdo vlerë kombëtare që ka Kosova. Ai që fyen dhe shan këto vlera kombëtare është dashur të sanksionohet me ligjet në fuqi”, përfundon ajo.

    Kryeparlamentari Basha të hënën ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, mirëpo partitë PDK dhe LDK që përfaqësohen nga nënkryetarët në legjislativ kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë.

    Ndërkaq ende nuk dihet sesi do të veprojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në lidhje me dekretin për kandidatin për kryeministër, meqenëse Basha e ka mbyllur seancën konstituive.

    Artikuj të ngjashëm

    Dy automjete aksidentohen rëndë në rrugën Komoran – Drenas

    Mehmet Kosova rikthehet por partnerja e tij 24 vite më e re ndez debat

    ​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

    Të Fundit

    Dy automjete aksidentohen rëndë në rrugën Komoran – Drenas

    Mehmet Kosova rikthehet por partnerja e tij 24 vite më e re ndez debat

    ​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

    Vuçiq viziton Pekinin: takime me Xi Jinping dhe Vladimir Putin

    Krasniqi i LVV-së në KQZ e sulmon brutalisht gjykatësin shqiptar: E ka emrin gati si kryetari i Listës Serbe, edhe me vendime dul qashtu

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.