Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kadrijaj e AAK-së: Sa herë që kjo Qeveri ka marrë veprime pa koordinim me aleatët ka dështuar

    08/06/2024 18:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se Qeveria Kurti sa herë ka marrë veprime pa koordinim me aleatët ka dështuar.

    Kadrijaj gjithashtu ka thënë se tashmë fokusi i ndërkombëtarëve nuk do të jetë më tek Kosova, por tek zgjedhjet në BE dhe SHBA.

    “Kemi qenë komplet të dështuar. Tash do të ketë zgjedhje në SHBA dhe BE. Tani fukusi i ndërkombëtarëve dhe Kosova nuk është qendra e botës dhe nuk do të kemi fokusin që ishte dashur me pas.” – ka thënë Kadrijaj për Front Online.

    Ndër të tjera, deputetja e AAK-së ka thënë se opozita e ka përkrahur Qeverinë aktuale për nismat që janë në interes të Kosovës, duke votuar edhe marrëveshjet ndërkombëtare, por që as këto nuk kanë sjellur rezultat për vendin.

    “Ju e dini që si parti opozitare dhe e kemi përkrahur këtë Qeveri dhe i përkrahim nismat që janë në interes të Kosovës, por asnjë nga këto s’kishte rezultat. Kjo Qeveri sa herë ka marr veprime pa koordinim me aleatët tanë ka dështuar. Ne luftën e kemi fituar me aleatët, paqen e kemi fituar me ta dhe Kosova nuk ka të ardhme pa përkrahjen e tyre.” – ka thënë Kadrijaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Kadrijaj, Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme

    Kadrijaj kritikon Kurtin për deklaratat ndaj ish-krerëve të UÇK’së: Është turp, nuk na çuditin deklaratat kontroverse të Albinit

    Lekaj i quan të turpshme deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: Pa ta s’do të kishte shtet, flamur e as institucione që ti i ke uzurpuar

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.