sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kadri Veseli e takoi babain për herë të fundit në spital, nuk dihet kur lëshohet nga burgu për varrim

    07/07/2021 08:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Takimin e fundit me babain, Kadri Veseli e pati në Spitalin e Mitrovicës. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim në Hagë dhe s’dihet kur do të lëshohet për varrim, raporton Express.

    Fazli Veseli, babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka vdekur sot. I njëjti ishte në gjendje të rëndë shëndetësore qe disa muaj.

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët.

    Veseli e kishte takuar babain e tij për herë të fundit në maj të këtij viti. Ai ishte lejuar që të vinte për vizitë në Kosovë, meqenëse babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Menjëherë pas arritjes në Kosovë, Veseli kishte vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, nën përcjelljen e forcave të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

    Menjëherë pas kësaj vizite, Veseli ishte kthyer në paraburgim në Hagë, ku edhe ndodhet aktualisht.

    Deri tash, s’ka ndonjë informacion se kur do të lëshohet nga burgu për të marrë pjesë në varrim.

    Për vdekjen e babait të Veselit, ka shkruar edhe ish ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

    Ai përmes një postimi ka treguar për takimin e fundit me të.

    Hoxhaj tregoi se hera e fundit kur e ka takuar ka qenë pak ditë pasi Kadri Veseli ishte nisur për Hagë.

    “I paska mbyllur sytë përjetësisht babai i Kadrisë, Fazli Veseli! Herën e fundit kur e takova, pak ditë pasi Kadriu ishte nisur për në Hagë, ma shtërngoi dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet. Ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtetndërtimin e Kosovës.

    Një baba shembull që i edukoi të gjithë fëmijët e tij me ndjenjën e përhershmë të atdhedashurisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Musliu: Kurti i ka thënë Thaçit shko në Hagë ndërsa Ivanoviqin e ka glorifikuar

    Babai i katër djemve të zhdukur refuzon ADN-në: I pres të gjallë

    Avokati: S’ka faj Veseli që Prokuroria ka 300 dëshmitarë e 18 mijë faqe, s’ka më prova për paraburgimin

    Të Fundit

    Kërkohen dy të dyshuar për veprën “Vjedhje e rëndë”

    ​Koeficienti prej 105 euro i pa pranueshëm edhe për zjarrfikësit

    FBI bastis shtëpinë e presidentit Biden

    Vlera e koeficientit, reagon KPK: Pagat e prokurorëve janë ulur ndjeshëm, është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial

    Eskalon debati në mes Julianës dhe Gresës

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.