Kadaj-Bujupi ripërsërit qëndrimin e presidentes: Mos të bllokohet legjitimiteti demokratik pas vendimit të Kushtetueses

Këshilltarja e presidentes Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, ka ripërsëritur deklaratën e presidentes, duke theksuar se vullneti i qytetarëve nuk mund të pezullohet me masë të përkohshme.
Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kadaj-Bujupi thekson se thirrja në supozime argumentesh procedurale nuk mund të përdoret si mekanizëm për të bllokuar legjitimitetin demokratik, shkruan Insajderi
“Çdo tendencë për bllokim të konstituimit të Kuvendit është tendencë për pezullim të demokracisë, tempull i së cilës është pikërisht ky institucion. Edhe njëherë theksoj rëndësinë e precedentit që Gjykata Kushtetuese pritet ta vendosë me aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit, me shpresën që e drejta dhe Kosova të peshojnë më së shumti në kanarin e kësaj Gjykate,” deklaroi ajo.