Policia e Ferizajit ka gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse ndaj një shoferi për tejkalim të shpejtësisë.
Policia ka bërë të ditur se i gjobituri po voziste me shpejtësi prej 128 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.
“Policia Rajonale e Komunikaciomit Rrugor, me datën 11.02.2024 rreth orës 20:20 në rrugën magjsitrale Ferizaj-Kaçanik, në afërsi të pikës së karburantit ” Ballkani Petrol” ka ndaluar shoferin SH.B (M/K) i moshës 28 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 128 km/h”, thuhet në komunikatën e policisë.
“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”.