Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi një “zgjerim të zonës së operacionit” në Rafah të enjten vonë, tha një zyrtar izraelit.
Kjo një ditë pasi presidenti i ShBA-së Joe Biden kërcënoi se do të ndalonte armët amerikane nëse Izraeli kryen një ofensivë gjithëpërfshirëse në qytet.
Miratimi është një mënyrë që kabineti të shprehë mbështetjen e tij për zgjerimin e operacioneve ushtarake në Rafah dhe fuqizon kabinetin e luftës që të vazhdojë të marrë vendime ushtarake atje pa u konsultuar më tej me kabinetin e sigurisë.
Miratimi nuk është një tregues i një zgjerimi të afërt të operacioneve ushtarake izraelite në Rafah, shkruan CNN.
Biden të mërkurën paralajmëroi se do të ndalonte disa dërgesa të armëve amerikane në Izrael – të cilat ai pranoi se janë përdorur për të vrarë civilë në Gaza – nëse kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëron një “pushtim të madh” të qytetit të Rafahut.