Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kabashi: VV-ja duhet ta ndërrojë Albulena Haxhiun, s’është e shenjtë

    17/06/2025 21:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti politik Bekim Kabashi ka thënë se përgjegjësia për të gjetur një zgjidhje dhe për të hapur rrugë konsensusit politik bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si partia më e madhe dhe ajo që ka marrë më së shumti besim nga qytetarët.Kabashi ka shtuar Vetëvendosje është edhe shkaktarja kryesore e ngërçit aktual politik dhe institucional në vend.

    “Përgjegjësinë për mi hap rrugë konsensusit politik, gjithmonë e ka partia me e madhe e cila e marrë besimin me të madh. Dhe e cila është akteri kryesor i cili po e shkakton ngërçin. Sepse me lëvizjen që do ta bënte VV-ja, partitë politike opozitare po ia njohin të drejtën që me pas kandidatin dhe kryetarin e Kuvendit, por po i thonë për kompromis. Se kompromisi nuk është vetëm njëra palë me pas të drejtë, është me gjetë një mes”, ka thënë Kabashi në Debat Plus.Ai u shpreh kritik ndaj faktit që, sipas tij, VV-ja mund të ketë numrat për të formuar qeverinë, por jo për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
    Në këtë linjë, Kabashi ka thënë se VV-ja duhet të tregojë fleksibilitet dhe, nëse është e nevojshme, të ndryshojë kandidatin, në këtë rast deputeten Albulena Haxhiun,“Ata kanë dhënë një propozim, nëse VV-ja me gjithe mend i pas numrat për qeverinë, është absurde, e nuk i pas për Kuvendin, do të duhej ta ndryshonte kandidatin për kryetar të Kuvendit. Mendoj që Albulena Haxhiu nuk është e shenjtë. Është e barabartë si gjithë deputetët e tjerë, pavarësisht numrit të votave. Sepse nuk matet roli i një deputeti me numrin e votave… strategjia e VV-së është ose me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme këtë verë ose me i lidh me zgjedhje lokale…”, ka shtuar Kabashi.

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu-Kusari-Lilës: Je bashkëpunëtore në krim e Milan Radojiçiqit

    Haxhiu për pagat e paekzekutuara:  Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim

    Haxhiu: Procesi i dialogut me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke

    Të Fundit

    ‘Më duket depresive për kandidaten’: Rohde flet për dështimin e 33-të në Kuvend

    Ambasadori frencez: Rruga e Kosovës drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Asociacionit

    Përfundon takimi i Trump në “Situation Room”, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore të Iranit

    Izraeli goditi direkt impiantin bërthamor në Natanz

    Nexhmedin Spahiu eskalon ndaj Blerim Latifit: Nëse lufton me u bashku me Shqipërinë, unë kam me ta kthy pushkën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.