Brenda vetes kam një glob
Gjysma e tij më jep mall.
Gjysma tjetër më mbush lot, Shoh gjithçka rrallë e më rrallë.
Brenda vetes kam një det Që mes dallgësh më përplas Dhe nuk di ç’të bëj, medet, Valën – varkë kërkoj të ngas…
Brenda vetes kam një jetë, Sa një shekull po më duket. Përplas krahët për te retë, Por shpresa e trembur struket. Ëndrra brenda meje futur, Ëndërr e madhe sa nuk thuhet.
Gjysma e saj ngjan e këputur, Gjysma tjetër sikur ndruhet. Shpresa më rrëmben përbrenda, Por s’di se ku po më çon. Globin, detin edhe ëndrrat Me drithërim m’i afron…
Adelina Pali