Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Ka punuar në një lokal”, deklarohet kryeprokurori Kryeziu, tregon a ka të kaluar kriminale dorasi në Prizren

    06/05/2025 11:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka folur pak më parë para gazetarëve në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi sot në Prizren.

    “Mund të konfirmoj që sot rreth orës 05:50 të mëngjesit jemi njoftuar nga policia për një rast të vrasjes së rëndë që ka ndodhur brenda familjes. Menjëherë si kryeprokuror kam dalë në vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit policorë të Prizrenit dhe hetimeve rajonale. Po ashtu na është bashkuar krim teknika dhe bëhet fjalë për një rast të vrasjes së rëndë brenda familjes, ku burri faktikisht babai ka vrarë vajzën e tij të mitur rreth 15 vjeç, po ashtu vajzën tjetër e ka lënduar rëndë po ashtu e mitur 10 vjeçare. Gjithashtu plagë ka edhe bashkëshortja, përkatësisht nëna e dy vajzave, por i ka plagët më të lehta. Vlen të theksohet se përveç tyre, edhe kryerësi i veprës penale është vetëlënduar dhe vajza e mitur 10 vjeçaregjendet në QKUK përderisa 15 vjeçarja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Po ashtu trajtim mjekësor është duke iu dhënë edhe kryerësit të veprës penale dhe bashkëshortes së tij”.

    Ai tha se motivi ende nuk është i qartë.

    “Po flasim për një rast që është në fazë shumë të hershme. Sapo kemi dalë nga këqyrja e vendit dhe motivet nuk i kemi ende të qarta. Kemi disa informacione që nuk mund t’i  ndajmë me opinionin mirëpo ajo çka mund ta konfirmojmë me një rast që i dyshuar dhe viktimat janë shtetas të huaj, janë shtetas turk. Është rasti i parë që janë në evidencat policore  padyshim edhe prokuroriale, sepse s’ka të kaluar kriminale i dyshuari”, tha ai.

    Kryeziu ka bërë të ditur se në objektin ku ka ndodhur rasti, familja ishin duke jetuar qe gjashtë muaj. Ai shtoi se fqinjët e kanë përshkruar të dyshuarin si njeri të qetë.

    “Kryerësi i veprës penale ka qenë duke punuar në një lokal gastronomie. Nga informatat që kemi marrë ata kanë jetuar në këtë objekt rreth gjashtë muaj. Informatat e fqinjëve dhe personave që i kemi identifikuar deri tash flasin për një familje të qetë, kryerësin e përshkruajnë si një person të qetë por ja që ka ndodhur kjo dhe askush nuk  ka asnjë informatë se pse ka ndodhur.”

    Ai shtoi se hetuesit kanë biseduar me bashkëshorten e të dyshuarit, por se s’është intervistuar.

    “Ajo i ka dhënë disa versione por që s’mund ti ndajmë në këtë fazë me opinionin.”

    Ai tha se dyshohet që me të njëjtën thikë janë lënduar tri viktimat.

    “Ne jemi kujdesur edhe në këtë drejtim. Thashë që jemi në fazë shumë të hershme, kemi biseduar dhe kontaktuar dhe presim informatat që na vijnë nga shteti turk”, tha  Kryeziu.

    Artikuj të ngjashëm

    Rama: Shqipëria me ritëm tejet të lartë për anëtarësim në BE

    Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

    Netanyahu flet me Trumpin pasi u vranë dy zyrtarë të ambasadës izraelite në Uashington

    Të Fundit

    Rama: Shqipëria me ritëm tejet të lartë për anëtarësim në BE

    Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

    Netanyahu flet me Trumpin pasi u vranë dy zyrtarë të ambasadës izraelite në Uashington

    Syla: Si po provojnë Izet Mexhidi e Afrim Gashi t’i bindin Duda Baljen e Adem Hoxhën të votojnë për Albulena Haxhiun

    Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.