Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Ka pasë shumë vërshime, nëna ka qenë në shok sepse fëmija…”, rrëfehet Polici i cili i doli në ndihmë qytetarës ditën e vërshimeve

    02/07/2022 19:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vendi ynë këtë muaj u përball me reshje të dendura të shiut të cilat shkaktuan edhe dëme të mëdha. Përveç fashtarave dhe tokave bujqësore, dëme nga këto reshje pësoi edhe kryeqyteti, Prishtina, shkruan GazetaDemos.

    Ditën e enjte kur Prishtina ishte “mbytur” nga vërshimet, një 25-vjeçar, pjesëtar i Policisë së Kosovës shëndrrohet në heroin e ditës. Ai pa menduar dy herë, futet në një rrugë ku kishte mbetur një qytetare me fëmijën e saj dhe me ndihmën që ai i ofron ia dalin t’i ikin çfardo rrëziku të mundshëm nga këto vërshime të mëdha.

    Ekskluzivisht për GazetënDemos është rrëfyer vetë Gentriti-polici në fjalë, i cili ka shpalosur disa detaje rreth asaj dite tejet të veçantë për të.

    Gentriti ka treguar se në momentin kur kishte shkuar t’i ndihmojë qytetarës dhe vajzës së saj të vogël vërshimet ishin tejet të mëdha dhe me të parë qytetarën në nevojë, pa ngurruar ka shkuar t’i dalë në ndihmë.

    “Në ato momente, duke patrolluar ka pasë shumë vërshime, si e kemi pa qytetarën me fëmijë të vogël në dorë kemi shku menjëherë me i ndihmu, se ka qenë thuajse e pamundur ta kalojnë rrugën“, tregoi Graniti.

    Ai gjithashtu tha se qytetarja në fjalë në momentin kur ka pranuar ndihmen ka qenë tejet e shokuar nga vërshimet që e kishin nxënë në rrugë dhe nga shqetësimi që po e shprehte me të qara fëmija i saj.

    “Zonja më ka thënë faleminderit shumë. Ka qenë goxha në shok, sepse fëmija ka qarë shumë”, tha ai.

    Graniti duket se është frymëzuar diku që t’i shërbejë përherë vendit të tij. Siç tregon ai për Demos, babai i tij si dhe disa pjesëtarë tjerë të familjes shërbejnë gjithashtu në Policinë e Kosovës.

    “Unë jam rritë në këso fryme, babai im e disa familjarë tjerë janë antarë të Policisë së Kosovës dhe këtë frymë e kanë transmetuar tek unë qysh kur kam qenë shumë i vogël“, u rrëfye Graniti.

    Kujtojmë se ky gjest njerëzor e heroik u komentua me të madhe menjëherë pasi GazetaDemos kishte publikuar çaste të këtij momenti, ku nuk kishin fund fjalët e mira e respekti i madh që iu bë zyrtarit policorë.

    /DEMOS/

    Artikuj të ngjashëm

    Koci për ish-policin Spahiu të arrestuar në Serbi: Edhe nëse s’ka drejtësi, unë do ta kthej në Kosovë

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    I mituri që dyshohet se vrau policin Lika kishte urdhër arrest aktiv që pesë muaj

    Të Fundit

    Varroset 27 vjeçari që vdiq në Lipjan

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në një barnatore në Graçanicë

    BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

    Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.