Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Ka mujt me ma lëndu djalin keq”, Sami Lushtaku ka një porosi për Besnik Bislimin pas përleshjes në Kuvend

    17/07/2023 12:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, të enjten në foltoren e Kuvendit e gjuajti me ujë kryeministrit, Albin Kurti teksa ky i fundit po fliste, situata agravoi në përleshje fizike u përfshinë deputetë të opozitës dhe kabinetit qeveritar. Fillimisht u përfshi zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi i cili e gjuajti me shishe uji, deputetin Lushtaku.

    Për veprimet e Mërgimit dhe të tjerëve në Kuvend për Insajderin ka folur babai i tij, Sami Lushtaku njëherit ish-deputet i Kuvendit.

    Mes tjerash Lushtaku e ka ofenduar Bislimin teksa ka kërkuar nga ai të jetë më i kujdesshëm e të mos i kalojë gjërat në personale.

    “Zoti Bislimi e ka bë një gabim të madh sepse ka mujt me ma lëndu djalin keq, dhe duhet me kanë i kujdesshëm. Unë e di që është parlament që ndodhin këto situata, megjithatë atë unë mendoj që jo vetëm ai Bislimi, ai farë shkulani, por, mendoj që secili edhe djali jem edhe deputetë tjerë duhet me qenë të kujdesshëm qysh po sillen në parlament dhe veprimet e tyre, duhet me i kontrollu sepse janë veprime të rënda edhe për familjet“, ka thënë ai për Insajderin.

    “E tillë ka qenë për mua si prind, nëna e tij, motrat sepse janë situata të rënda me thënë të drejtën nuk është mirë me i qitë në personale këtë farë situate“, u shpreh Lushtaku mes tjerash.

    Lushaku ka treguar se ku ndodhej në momenti kur pa që djali i tij ishte përfshirë në përleshje brenda kuvendit.

    “Unë mirë që nuk kam bë ndeshje prej Skenderajt tu ardhë në Prishtinë, se nuk po e disha çka po ndodhë, isha në rrugë…”.

    Ai ka bërë thirrje që deputetë të jenë më të kujdesshëm.

    “Dikujna nuk duhet me ia dhënë as një shuplak, as me gjujtë, as me sha. Unë mendoj që sidomos deputetë e parlamentit të Kosovës duhet me kanë shembull i mirë për qytetarët e këtij vendi, e jo ashtu”, deklaroi ai.

    Sipas tij është Kurti ai i cili e ka sjell një frymë të tillë në institucione dhe askush tjetër.

    “Unë që 15 vjet në atë parlament kam dëgju vetëm fyerje, sharje dhe me u gjuajt nime as në rrugë nuk bëhet. Dhe mendoj se këtë gjuhë e ka instalu Albin Kurti dhe jo dikush tjetër“, teksa uroi që kjo situatë të jetë hera e fundit dhe të mos përsëriten më.

    Tre ditë më parë deputeti, Mërgim Lushtaku është ftuar për intervistim nga Prokuroria, ai po dyshohet për veprën penale “sulm”.

    Ndërkohë, Lushtaku ka thënë se do t’i padisë për sulm fizik, zëvendëskryeministrin, Bisnik Bislimi, ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati.

    Artikuj të ngjashëm

    I tha të shkojë tek psikiatri, Lladrovci i përgjigjet Sami Lushtakut

    Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

    Lushtaku: Kurtit atë ditë që i humb zgjedhjet ka me ik prej Kosovës

    Të Fundit

    Ngjarje e rëndë në Prizren: Gruaja therr me thikë rëndë burrin dhe ikën nga vendi i ngjarjes – Policia vihet në kërkim

    Një person në Gjilan dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër – intervenon Policia

    Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën në dy vjetët e fundit

    Bëhet virale në rrjet një video e Era Istrefit duke kënduar kur ishte e vogël te “Gjeniu i Vogël” – e shikonte edhe babai i saj

    Njoftim: Nga kjo ditë do të hapet Pishina e Gërmisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.