Edhe Anita Haradinaj duket të jetë fanse e formatit Big Brother VIP Albania.
Bashkëshortja e ish kryeministrit të Kosovës ka treguar hapur simpatinë që ka për njërën nga banoret brenda shtëpisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Bëhet fjalë për Einxhel Shkira, banorja e cila mbrëmë u eleminua por u kthye sërish në shtëpi, pasi në studio hapi biletën që kishte dhe ishte ajo e kthimit.
Në një Story në Instagram, Anita ka publikuar një fotografi nga momenti kur Einxhel takon Arbana Osmanin në studio, derisa e thotë me siguri se Einxhel do të kthehet sërish.
“Prit Dagz se ka me u kthy”, shkruan Anita.
Ndryshe, Dagz dhe Einxhel ka një javë që po shijojnë romancën e tyre të dashurisë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.