Lajme

“Ka lëvizur disa herë nga Serbia por s’ka pas problem”, nga OVL-UÇK japin detaje për ish-ushtarin e arrestuar

Avni Qenaj nga fshati Romaj është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili është arrestuar të martën në Serbi, shkruan GAZETADEMOS.

Nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla e konfirmoi këtë për “DEMOS”.

“Avni Qenaj nga fshati Romaj dikun në rrethinë të Prizrenit edhe ka shërby gjatë kohës së luftës në brigadën “138 Agim Ramadani””, tha Syla për Demos.

Ai shtoi se arsyet e tij se pse ish-ushtari ka kaluar nga Serbia nuk i dijnë por ai ka lëvizur disa herë nga ky vend.

“Ai ka lëvizë disa herë dhe nuk ka pas probleme”, deklaroi Syla.

Tutje ai shtoi se ende nuk kanë pasur komunikim me familjen e ish-ushtarit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button