Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ka fituar rolin e titullarit, Ramos vendos rekordin e veçantë me PSG-në

    30/10/2022 19:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    PSG mori një sukses shumë të rëndësishëm këtë fundjavë, me kampionët të cilët vuajtën jo pak në përballjen ndaj Troyes me rezultatin 4-3.

    Një sukses i cili mban të paprekur vendin e parë, ndërsa në “Parces des Prince”, Sergio Ramos regjistroi një rekord të veçant në aspektin personal.

    Mbrojtësi spanjoll bëhet kështu lojtari i parë, i cili regjistron 30 ndeshje pa humbje nga momenti i tij i debutimit me PSG.

    Sergio Ramos u rikthye në formacionin e Galtier pasi mungoi në ndeshjet kundër Marseille dhe Ajaçio për shkak të pezullimit. Duke lënë pas dëmtimet e edicionit të kaluar, apo pezullimit, mbrëmjen e të shtunës, Ramos luajti ndeshjen numër 30 me PSG, në të cilat ai nuk njeh humbje ndërsa në këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje nga 19 në total dhe 16 prej tyre si titullar, duke rigjetur formën dhe momentin e tij më të mirë.

    Ndërkohë, Ramos vendos kështu edhe një rekord tjetër dhe bëhet fjalë për ndeshjet pa humbje vetëm në kampionatin francez, me spanjollin i cili tani shkon në 23 të tilla, duke parakaluar një tjetër ish lojtar të PSG, argjentinasin Juan Pablo Sorin

    Në 30 ndeshje, Ramos numëron me PSG edhe 3 gola të shënuar dhe mbrojtësi u shpreh shumë i lumtur.

    “Jam i lumtur që po luaj dhe po bëj maksimumin që të jap më të mirën nga vetja. Ndihem shumë mirë dhe e ndjej se jam në gjendje për të luajtur vazhdimisht dhe shpresoj të vijoj me rezultatet pozitive” – tha 36-vjeçari.

    Artikuj të ngjashëm

    19-vjeçari ia shënon edhe të tretën Atleticos, PSG përmbyll gjithçka

    Dueli PSG-Atletico Madrid, këto janë formacionet zyrtare

    Festa e tifozëve të PSG-së përfundon me tragjedi, dy të vdekur dhe 559 të arrestuar pas festimeve në Francë

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.