Juventusi dhe Interi do të luajnë sonte në kuadër të finales së Kupës së Italisë.
Kjo përballje, që ndryshe njihet si “Derbi i Italisë”, do të fillojë në orën 21:00, transmeton lajmi.net.
Fitimi i këtij trofeu do të thotë shumë për të dyja skuadrat.
“Zonja e Vjetër” triumfin në këtë kompeticion e sheh si shpëtim të sezonit, ndërsa për Interin mund të jetë një e arritur shtesë, nëse eventualisht arrin të dalë e para në kampionat.
Ndonëse ende ka kohë në publikimin e formacioneve zyrtare, lajmi.net më poshtë jua përcjell skemat e mundshme të të dyja skuadrave.