Ish zëvendës-ministri i Arsimit në qeverinë Kurti I, Jusuf Thaçi, ka thënë se zgjidhja e vetme e mundshme mes Kosovës e Serbisë është ripërcaktimi i kufijve.
Kjo për shkak se, tashmë ka rënë edhe kështjella e fundit që rezistonte kundër Asociacionit.
Tutje, Thaçi tha se asnjë bashkësi nuk duhet të lejohet në vendin tonë, qoftë ajo e fortë, ose e dobët.
“Tashmë që kështjella e fundit që rezistonte kundër Zajednicës/Asociacionit ra (Albin Kurti dhe LVV-ja), në horizont mund të shihet vetëm një zgjidhje e mundshme për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë (meqë Zajednica nuk duhet të lejohet assesi në Kosovë, as e fortë e as e dobët, sepse çfarëdo mekanizmi a ingerence shtesë për komunitetin serb në Kosovë nga ato që aktualisht ata kanë me kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës do të jetë dëmtim shtesë i funksionalitetit të shtetit të Kosovës)”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: