Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    JUSUF GËRVALLA, PROJEKTUES I LIRISË (Në 77- vjetorin e lindjes)

    01/10/2022 12:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Nazmi Selmanaj, bashkëveprimtar

    Fjalim i Nazmi Selmanaj mbajtur në ditëlindjen e 65-të të Jusuf Gërvalles

    Gjithmonë e kam menduar me vend që ne, shokët, miqtë e Jusufit, të gjithë ne të vdekshmit e zakonshëm, të mblidhemi në ditë të tilla, më shumë në përkujtimin e ditëlindjes së Jusufit se ndoshta edhe të vetë ditëvdekjes së tij. E kjo, ndoshta, jo aq për të nderuar Jusufin, sepse s’besoj qe Jusufi e ka të nevojshme këtë gjë. Ai e ka bërë këtë me veprën e tij, më mirë se të gjitha përpjekjet tona. Por, mendoj që duhet të mblidhemi më shumë për një qëllim praktik… të konstatojmë një mungesë… një hapësirë që nuk po arrin akoma të mbushët, që Jusufi e krijoj me lindjen e tij dhe e shndërroj në zbraztësirë me vdekjen e tij.
    E kam fjalën për të rikonstatuar mungesën e madhe për atë lloj njeriu çfarë përfaqësonte Jusufi. Njeriun që, si të thuash, vjen në jetë për një mision thuajse të shenjtë, përgatitet që në lindje për këtë mision dhe i gjithë formimi i tij është në shërbim të këtij misioni.
    Jam kujdesur që të mos flasë shumë për Jusufin dhe të mos lëshohem në vlerësime të figurës së tij deri tani, sepse gjithmonë i jam frikësuar një subjektivizmi që, pothuajse, është i pashmangshëm kundrejt njerëzve më të cilët të lidhin momente të veçanta. Gjithmonë e kamë parë të nevojshme një distancë kohore për t’i vlerësuar me objektivitet ngjarjet. Zakonisht, pas një periudhe, gjërat bëhen vetiu më të qarta: heronjtë nuk janë më aq heronj, armiqtë nuk janë më aq armiq, veprat madhore nuk janë më aq madhore, ose veprat e këqija nuk janë më aq të këqija. Por, mendoj se me Jusufin ka ndodhë krejt e kundërta. Rrethanat aktuale e kanë bërë akoma më të madhe rëndësinë e Jusuf Gërvallës në historinë tonë moderne. Kjo për një sërë arsyesh, por njërën e cilësoj si më të rëndësishmen.
    Historisë shqiptare dhe përpjekjeve tona në konsolidimin si shoqëri asnjëherë nuk i kanë munguar patriotët, njerëzit që e kanë ndjerë një shtytje të brendshme për t’i shërbyer atdheut të tyre në nevojë. Por ka një kategori tjetër figurash historike, shumë më të nevojshme, e që fatkeqësisht i kemi pasur gjithmonë të rralla. Janë ata lloj njerëzish që kuptojnë thellësisht frymën e një epoke, që ngjizin formimin e tyre intelektual në përputhje me këtë frymë dhe kanë forcën dhe guximin për ta drejtuar edhe popullin e tyre në përputhje me këto rrjedha. Jusufi ishte më shumë i kësaj kategorie. Ai ndjeu herët një lëvizje të re në drejtim të lirive të individit, të drejtave të njeriut dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje. Formimi i tij intelektual dhe moral ishte tërësisht në përputhje me këto tendenca. Prandaj, kyçja e tij në Lëvizjen Nacional-Çlirimtare nuk ishte thjeshtë një impuls patriotik. Ishte një vizion i cili buronte nga një formim karakteri dhe nga një analizë pragmatike e ngjarjeve.
    Bëjnë gabim të gjithë ata që Jusufin e paraqesin gjithmonë nën dritën e atdhetarit të flaktë që qellim të vetëm ka largimin e një pushteti tiranik. Kjo gjë është një e vërtet e pamohueshme, por njëkohësisht është një ngushtim i madh i cilësive të këtij njeriu. Përpos një njeri me dashuri të pamasë për atdheun e tij, për njerëzit e jetën në përgjithësi, një shpirt i lirë në mendime e sjellje, një artist shumë-dimensional, mbi të gjitha, ai kishte një projekt që i inkorporonte të gjitha këto. Një projekt që shkonte shumë më larg se çlirimi, se një betejë apo një luftë.
    E kujtoj, jo pa u skuqur, vrullin rinor të gjithë neve të tjerëve që e mendonim si të mjaftueshme të duash atdheun dhe të jesh I gatshëm për sakrifica. Atdheun e lirinë i konceptonim si ideale për të cilat vetëm ëndërrohet dhe luftohet. Prandaj, s’është e çuditshme që paqja disi na surprizoj. U ndjemë të shterpëzuar pa idealet e dikurshme dhe të befasuar nga fakti se paqja qenka akoma më e rendë se lufta. Me një projekt afatshkurtër që përfundonte me çlirimin, ju kthyem improvizimeve të momentit për të ndërtuar paqen dhe akoma jemi po në këtë stad – improvizojmë. Improvizojmë politiken e jashtme e të brendshme, improvizojmë artin e kulturën, improvizojmë marrëdhëniet tona me të tjerët e më vetën, improvizojmë identitetin tonë. E kjo për një arsye të vetme: ky shtet, nuk ka në themel një vizion të qartë në bazë të të cilit është krijuar e zhvillohet.
    E ndryshe do të ishte nëse do të arrinim të kuptonim të gjithë ne atë logjike veprimi që adaptonte Jusufi. Projekti i tij për shtetin ishte longitudinal e transversal, njëkohësisht. Merrte për bazë të gjithë të kaluarën historike të shoqërisë sonë, të gjitha elementet kulturore e mendësinë tonë të krijuar ndër vite, dhe i inkorporonte në rrethanat e atëhershme dhe në gjeopolitikën e asaj kohe. Pra, ishte njeriu që ishte nisur të prodhonte efekte me projektin e tij, e jo i atillë që, pa projekt, planet ditore ua përshtat rrethanave të momentit.
    Fatkeqësia më e madhe është se zhvillimi i këtij projekti përfundoj shumë herët, atëherë kur akoma nuk ishte shpalosur ende, e kur shumica nuk e kishte kuptuar mirë. Një natë janari ne humbëm njeriun që po e dërgonte popullin e vet drejt një katarsi më efekte të qëndrueshme. Njeriun që do të mund t’i jepte asaj qe kemi sot një dimension tjetër. Një formë, një identitet dhe një emër të qëndrueshëm.
    Prandaj, po e përfundoj aty edhe ku e nisa. Duhet të gjithë ne të bëjmë përpjekje më të mëdha për ta njohur Jusufin, e këtë ta bëjmë për vete. Sepse mund të gjejmë një model udhëheqësi, që sot e kemi më të nevojshëm së kurrë. Një njëri që është mbi ambiciet e ngushta e kacafytjet e momentit, që sheh larg e vepron arsyeshëm, që projekton në vend që të improvizoj, e që krijon në vend që të adaptoj.

    Ludwigsburg – Stuttgart (Gjermani) 1980, Nga e djathta veprimtari e heroi Jusuf Gërvalla (afer tij, vajza e Jusufit – Donika) ndërsa nga e majta bashkëveprimtari i tij Nazmi Selmanaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Hajrizi: Jusuf Gërvallën dhe Kadri Zekën i bashkoi objektivi, edhe pse ishin në organizata të ndryshme

    42 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

    “Vizita e nënës Ajshe ka qenë si e një shenjtoreje”, Mavraj me fjalë të mëdha për vizitën e nënës së vëllezërve Gërvalla tek studentët

    Të Fundit

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.