Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Julian Assange pritet të lirohet pasi të pranojë fajësinë mbi akuzat për spiunazh

    25/06/2024 08:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange pritet të pranojë fajësinë këtë javë, se ka shkelur Aktin e Spiunazhit të Shteteve të Bashkuara, një marrëveshje që do t’i jepte fund burgosjes së tij në Britani dhe do ta lejonte të kthehej në Australi, duke i dhënë fund një odiseje të gjatë ligjore.

    52-vjeçari Assange ka rënë dakord të pranojë fajësinë për vetëm një akuzë penale, atë të komplotit për të siguruar dhe publikuar dokumente sekrete të mbrojtjes amerikane, sipas dosjes së depozituar në gjykatë.

    WikiLeaks tha se Assange la burgun Belmarsh të hënën dhe pasditen e së njëjtës ditë u largua nga Britania duke udhëtuar me një avion privat.

    “Pas seancës ai do të kthehet në Australi”, thuhej në deklaratë.

    Assange pritet të dënohet me 62 muaj burg, periudhë që tanimë ai e ka kryer.

    Seanca ndaj tij pritet të mbahet të mërkurën në Saipan, ishullin më të madh në ishujt Mariana Veriore, territor amerikan.

    Pas seancës ai pritet të kthehet në shtëpi, në Australi.

    Një përfaqësues ligjor i Assange nuk pranoi të komentonte.

    Në vitin 2020 WikiLeaks publikoi qindra mijëra dokumente sekrete të ushtrisë amerikane mbi luftërat e Uashingtonit në Afganistan dhe Irak, rrjedhja më e madhe e këtij lloji në historinë e ushtrisë amerikane.

    Prokurorët amerikanë thonë se 52-vjeçari Assange, nxiti dhe ndihmoi ish-analisten e zbulimit të ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, të vidhte kabllogramet diplomatike dhe dosjet ushtarake që publikoi WikiLeaks, duke vënë në rrezik jetë njerëzish.

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestohet këngëtari Chris Brown

    Ishin dënuar për drogë, nga Italia e Greqia u ekstraduan katër shqiptarë

    Ndau pyetjet e testit të konkursit për punë/ Krimet Ekonomike arrestojnë zyrtarin e KRU “Hidromorava”

    Të Fundit

    Dy persona vdesin nga zjarri në Spanjë, dy të tjerë nga vapa në Francë

    Matjet e fundit të Omnibus, Muharremi: Osmani, Konjufca dhe Hamza më popullor se Kurti 

    Abdixhiku nis takimin me Osmanin, pamjet i nxjerr Presidenca

    Krasniqi: Kurti dhe VV s’duhet të merren me interpretime, i kanë humbur rastet sa herë i kemi çuar në Kushtetuese

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, arrin në Presidencë – pas pak fillon takimi me presidenten Vjosa Osmani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.