Ish-banori i BBVA, Jozi është deklaruar për veprimin e paparë ndonjëherë në BBVA, kur e goditi me shuplakë të rëndë ndaj Gjestit.
Ai e ka cilësuar situatën si provokim, teksa kërkoi ndjesë për ngjarjen.
“Ndjesë për këdo që mund ta ketë përjetuar keq atë që ndodhi. Por ju siguroj se presioni, veprat dhe ngacmimet kanë qenë të shumta gjatë rrugëtimit tim kundrejt meje në atë shtëpi. Jam provokuar por në asnjë moment nuk kam zgjedhur ta luaj rolin e viktimës. Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar, por edhe durimi kanë një kufi”, tha Jozi.