Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Joseph për Marrëveshjen e Ohrit: Ka detaje të paspeficikuara, paqartësi që krijojnë pikëpyetje

    14/04/2023 19:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), në bashkëpunim me Universitetin “Johns Hopkins”, kanë organizuar tryezën me diskutimin për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë. Aty u tha se aneksi i marrëveshjes ka paqartësi dhe se diskursi politik nuk ka ndryshuar.

    Analisti amerikan dhe ligjëruesi në universitetin “Johns Hopkins”, Edward Joseph tha se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme dhe se fokusi duhet të jetë në zbatim.

    “Këtu në Prishtinë, në Serbinë fqinje, dhe të gjithëve na preokupon një pyetje, dhe ajo është si të funksionojë marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja për të cilën po flasim është dakorduar në dy lokacione, në dy data, në Bruksel, më 27 shkurt, marrëveshja bazë dhe më pas aneksi, i rënë dakord në Ohër më 18 mars. Marrëveshja e cila u negociua me mbështetje intensive të BE-së dhe SHBA-së, me harmonizim të plotë mes SHBA-së dhe BE-së, me një qëndrim të përbashkët nga zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, se kjo marrëveshje është në fakt ligjërisht e obligueshme, të gjitha dispozitat e saj janë ligjërisht të obligueshme, dhe se përpjekja dhe fokusi do të jenë në zbatimin”, ka thënë ai.

    Po ashtu, ai theksoi se në këtë marrëveshje ka shumë boshllëqe dhe detaje të paspecifikuara.

    “Tani, këtu qëndrojmë formalisht, realiteti joformal dhe kontekstual, i njohur nga të gjithë në këtë sallë, dhe nga miqtë dhe kolegët tanë gjetkë në Kosovë dhe në Beograd, të gjithë i dinë sfidat e mëdha. Numër një, paqartësia e vetë marrëveshjes. Fakti që ka boshllëqe, ka elementë që nuk specifikohen, detaje të paspecifikuara, paqartësi që krijojnë pikëpyetje, ky është numri një. Numri dy është, natyrisht, statusi i marrëveshjes, fakti që ajo nuk u nënshkrua, fakti që nuk pati shtrëngim duarsh mes palëve dhe kontekstualisht, fakti që dëgjojmë një rrjedhë negativiteti për marrëveshjen, që sigurisht nuk është inkurajuese, dhe jo ajo që është standarde në çdo negociatë të suksesshme ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

    Në anën tjetër, drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci theksoi se shpreson se për 100 ditë, të dyja vendet do të kompletojnë obligimet e tyre.

    “Ne jemi të vetëdijshëm se deri më tani, kjo marrëveshje po mundohet të zbatohet nën presion të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ata kanë vënë në rrezik kredibilitetin e tyre në këtë përpjekje për paqe, dhe shpresoj se pas 100-120 dite, nuk di sa kanë mbetur, të dyja vendet do t’i kenë përfunduar obligimet e tyre, të cilat janë të theksuara në këtë marrëveshje. Mirëpo, nuk e dimë se si do të duket në fund, aneksi nuk është mjaftë i qartë, dhe nuk e dimë se si do të reflektohet marrëveshja e përgjithshme në fazën e zbatimit. Si do të përkthehet në hapa konkretë për të dyja palët. Ajo që më shqetëson është se kemi marrëveshje, mirëpo diskursi armiqësor politik, nuk ka ndryshuar, dhe pa e ndërruar këtë diskurs, kam frikë se edhe nëse zbatohet marrëveshja, do të rezultojë me një atmosferë të hidhur dhe mund ta rrisë mosbesimin mes palëve të përfshira”, ka thënë ai.

    Për normalizimin e marrëdhënieve dhe marrëveshjen finale ka folur edhe Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut në Serbi.

    “Sa i përket Serbisë, do të thosha, meqë u përmend pajtimi, problemi është se kemi nacionalizëm dhe kujtesë kulturore… Nuk mendoj se do të ketë konflikt, edhe pse ka potencial për një gjë të tillë… Ne jemi në një lloj okupimi nga mediat e Vuçiqit dhe OJQ-të e tij”, ka deklaruar ajo.

    Kosova dhe Serbia u pajtuan me 18 mars në Ohër për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshje, ani pse nuk pati nënshkrim të saj. Në kuadër të saj, palët pajtohen për të miratuar deklaratën për personat e zhdukur. E po ashtu për të zbatuar nenin 7 që Kosova të nisë menjëherë negociatat në kuadër të dialogut për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë.

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetueses, por LVV s’po reflekton

    “Ka me shku me i grahë vetë bagerit”, si nisi përplasja me Sami Lushtakun, flet Ramiz Lladrovci

    KEDS del me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.