Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Privoi nga jeta Albison dhe Rexhep Shlivovën, Jon Hoti dënohet me 24 vjet burgim

    30/05/2025 10:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Jon Hoti është dënuar me 24 vjet e 6 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Pejë,  për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës.

    Hoti i cili pranoi fajësinë në seancën e parafundit, privoi nga jeta dy kushërinjtë nëntorin e vitit të kaluar.

    I dyshuari, sipas aktakuzës, thuhet t’i ketë telefonuar Rexhep e Albison Shlivovën, pas së cilës thuhet të ketë dalë të pinë kafe në Klinë,  e cila do ishte edhe e fundit për ta.

    Në aktakuzë thuhet se i pandehuri me datë 13 nëntor të vitit 2024, me dashje dhe me armë zjarri ka privuar nga jeta viktimat, R.Sh dhe A.Sh, në Klinë rreth orës 14:11 minuta, duke vënë në rrezik jetën edhe të personave tjerë që ishin prezentë në lokalin ku kishte ndodhur vrasja e dyfishtë, në atë mënyrë që i pandehuri paraprakisht i kërkon shtëpitë e viktimave, kurse me pas përmes rrjetit social Facebook i kontakton viktimat dhe me të njëjtit lejnë takim në një lokal në qendër të Klinës dhe pas një bisede disaminutëshe me dy viktimat me të cilët ishte i ulur në të njëjtën tavolinë, i pandehuri J.H ngritët në këmbë dhe duke qenë i kthyer me shpinë ka viktimat, nxjerr armën nga xhaketa e tij, dhe fillon të gjuaj në drejtim të viktimave, me ç’rast vëllai i viktimës R.Sh, dëshmitari E.Sh, hedhet në armë të pandehurit duke e parandaluar të njëjtin të gjuaj me tutje, kurse ne ato momente bie në dysheme arma e te pandehurit, ndërsa me pas i pandehuri J.H largohet nga vendi i ngjarjes.

    Jon Hoti pasi dyshohet se kreu krimin nuk ishte arrestuar në vendin e ngjarjes ndërsa tek pas disa orësh ai ishte dorëzuar te organet e rendit.

    Artikuj të ngjashëm

    Shtëpia e Bardhë thotë se planet për takimin Putin -Zelensky janë duke u diskutuar: Ka shumë opsione

    Takimi me MASHTI-n, SBASHK-u paralajmëron masa në rast dështimi

    Kadrijaj: Vendimi i Kushtetueses është obligativ, nesër duhet t’i jepet fund lojërave politike

    Të Fundit

    Shtëpia e Bardhë thotë se planet për takimin Putin -Zelensky janë duke u diskutuar: Ka shumë opsione

    Takimi me MASHTI-n, SBASHK-u paralajmëron masa në rast dështimi

    Kadrijaj: Vendimi i Kushtetueses është obligativ, nesër duhet t’i jepet fund lojërave politike

    Publikohen pamjet nga momenti kur Vuçiq mezi qëndron në këmbë, Mojsiloviq i del në ndihmë

    Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, përfundon me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.