Chrissy Teigen, 37-vjeçe, dhe John Legend, 44-vjeç, e kanë mbajtur plotësisht sekret lajmin e foshnjës së tyre të katërt deri më tani.
Çifti sapo ka zbuluar se kanë lindur një djalë vetëm pesë muaj pas lindjes së vajzës së tyre të tretë.
Chrissy ndau lajmin e gëzueshëm dhe të gjitha detajet në një postim prekës. Fëmija ka lindur nëpërmjet një nëne surrogate.
Çifti mirëpriti të hënën, më 19 qershor, shtimin e fundit në familjen e tyre, foshnjën Wren Alexander Stevens, përmes një gruaje surrogate. Modelja 37-vjeçare vuri në dukje se emri është një shenjë e veçantë për gruan që mbante fëmijën e tyre, Alexandra.
Chrissy ndau fotot e para me mbi 42 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Ajo postoi gjithashtu një mesazh të gjatë në të cilin tregoi përvojën emocionuese.
Tani familja e saj ndihet e kompletuar. Çifti i cili ka një vajzë 7-vjeçare dhe një djalë 5-vjeçar, në janar të këtij viti kishin mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, Esti Maxine.
Teigen zbuloi në postimin e saj se “dëshironte të kishte katër fëmijë” që kur ishte e vogël, që do të thotë se ëndrra e saj e përhershme më në fund është realizuar.