Pa dyshim ManCity ishte hapi më i rëndësishëm që bëra në karrierën time. Unë kam qenë në klube të mëdha; Benfica, Valencia, Inter, Juventus. Por unë mendoj se, tani për tani, Manchester City është në një nivel tjetër.
Vendosa të vij këtu, por sigurisht, gjashtë muajt e parë nuk ishin shumë të mirë Më duhej një periudhë për t’u përshtatur, por tani jam shumë më i integruar këtu dhe shpresoj të qëndroj edhe shumë vite te Man City,sepse këtu ndihem mirë.
Cancelo është i lidhur me një lëvizje të mundshme në verën e 2023, por ai me të vërtetë dëshiron të qëndrojë.