Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Jeton Raka do të jetë kandidati i saj për kryetar të Kaçanikut në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në një takim me strukturat lokale, në prani të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Raka u nominua si alternativa më e mirë për qeverisje lokale, duke u vlerësuar për përkushtimin e tij si zëvendësministër në MPHI dhe afërsinë me qytetarët.
VV theksoi se me Jeton Rakën synon ta shndërrojë Kaçanikun në një shembull të qeverisjes së ndershme dhe zhvillimore.