LajmeZgjedhjet 2025

Jeton Mushkolaj fton qytetarët në tubimin elektoral të LDK-së në Deçan

Kandidati i LDK-së për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin elektoral që do të mbahet të premten, më 19 shtator 2025, në ora 18:00, në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”.

Mushkolaj ka theksuar se gjatë këtij tubimi do të prezantohet programi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Deçanin

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, motra dhe vëllezër, të premten më 19 shtator në ora 18:00 në Pallatin e Kulturës ‘Jusuf Gërvalla’, ju ftojmë në tubimin tonë elektoral. Në këtë tubim do të bëjmë shpalosjen e programit për të ardhmen tonë të përbashkët. Ju mirëpresim,” është shprehur Mushkolaj në video-mesazhin e tij.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button