40 familje të premten, morën çelësat e shtëpive të reja që i ndërtoi shoqata “Jetimat e Ballkanit”, bashkë me komunën e Mitrovicës.
Për të bërë ceremoninë e dorëzimit, veç kryetarit aktual Bedri Hamza erdhi edhe ai paraprak Agim Bahtiri.
Ky i fundit, ani se nuk ia përmendi emrin, kryetarin Bedri Hamza e përshëndeti duke e quajtur mik.
E kryetari Bedri Hamza, ia la meritat Bahtirit për fillimin e ndërtimit të këtyre shtëpive.
Me këtë pjesë nuk u mor fare, Halil Kastrati veç u shpreh shumë i lumtur që këto strehë janë gati për nevojtarët.