Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Jemi të tronditur”- Flasin banorët e Memaliaj pak orë pas atentatit me 3 viktima

    21/07/2024 14:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pak orë pas atentatit në Memaliaj, ku mbetën të vrarë tre persona, kanë reaguar banorë të fshatit. Njëri prej tyre është shprehur se i njihte dy viktimat e pafajshme, klientin Marsel Çela dhe kamarierin Gledian Muka .

    “I njoh  për shumë çuna të mirë. Njëri punonte aty, kurse tjetri vinte që konsumonte kafen aty. Të dy janë banorë të zonës. Jemi tronditur shumë nga kjo ngjarje. Të vriten tre veta është fatkeqësi e madhe.”-  tha një prej banorëve të zonës.

    Ndërkaq i pyetur për ngjarjet e mëparshme të lidhura me familjen Kalemi, qytetari ka vendosur të mos prononcohet për mediat, teksa e ka konsideruar atentatin e së shtunës si ngjarjen më të rëndë për zonën e Memaliaj.

    Viktimat e pafajshme, Marsel Çela , 47 vjeç dhe Gledian Muka 36 vjeç, janë gjendur pranë tavolinës ku ndodhej viktima Shyqyri Kalemi, në momentin kur autorët kanë hapur zjarr drejt tij dhe Adriatik Kalemit. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe për momentin ndodhet ne reaminacion, në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

    Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj  kanë djegur makinën me të cilën kryen atentatin.

    Nderkohë është ngritur një  grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /EuronewsAlbania/

    Artikuj të ngjashëm

    Mushkonjat, sebep për ngordhjen e bagëtive në Myzeqe të Shqipërisë

    Komuniteti mysliman i shqetësuar rreth nismës për Shtetin Bektashi

    U filmua me dron teksa kujdesej për kanabisin, arrestohet 68-vjeçari në Malësi të Madhe në Shqipëri

    Të Fundit

    E dhimbshme: Kjo është 24-vjeçarja e cila vdiq pas vetaksidentit në Drenas, i fejuari i saj në gjendje të rëndë

    Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Tiranë

    Kjo është gjendja e 27-vjeçarit pas vetaksidentit ku humbi jetën fatalisht një 24-vjeçare

    Policia njofton se më 2 dhe 3 qershor do të ketë ndërprerje të trafikut në disa rrugë

    Zbulohet ora dhe vendi i bisedimeve në Stamboll midis Rusisë dhe Ukrainës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.