Konkurrenti për çmimin e madh të lojës së Big Brother VIP Albania 4, Jozi është përjashtuar nga gara. Ky vendim erdhi pas ofendimeve raciste kundrejt konkurrentit tjetër Gjesti, të cilit i tha se është “kopil shkine”.
Ky vendim erdhi pas një debati mbrëmë mes dy banorëve, ku Jozi vazhdonte t’ia përsëriste ofendimin.
Rreth kësaj teme, Indriti dëgjohet ta ketë pyetur Gjestin nëse i kërkoi falje Jozi.
Gjesti mohoi një veprim të tillë duke thënë: Mos më kërko falje vllacko, vec atë fjalë nuk bën me thënë. Ajo fjalë është shumë e keqe. Qajo fjalë më dhimti diqysh. Edhe kopil, edhe shkau, dyjat i përziti.
E pas tërë situatës së krijuar familja Jashari pati një mesazh për Gjestin u thuhej se “jemi krenar me ty’.
Këtij mesazhi ju gëzua shumë artisti i cili u hodh lart nga gëzimi.