Jehona Lushaku është emëruar si nënkryetare e Prishtinës, shkruan Gazeta Demos.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili përmes një shkrimi në Facebook, e ka uruar Lushakun për detyrën e saj të re,
”Duke e njohur nga afër, si një grua të fortë, me plot vullnet e përkushtim në secilin angazhim që ajo merr, Jehona thjeshtë është një vlerë për Prishtinën dhe gjithë ne!”, ka shkruar ai,
Postimi i plotë i tij:
Jehonës i urova detyrën e re si nënkryetare në Kryeqytet. Duke e njohur nga afër, si një grua të fortë, me plot vullnet e përkushtim në secilin angazhim që ajo merr, Jehona thjeshtë është një vlerë për Prishtinën dhe gjithë ne!
Ju priftë e mbara!