Lëvizja Feministe Studentore bashkë me disa studente aktiviste, kanë protestuar sërish të mërkurën me kërkesën për përjashtim të profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi.
Protesta është paralajmëruar se do të zgjasë tetë orë dhe po mbahet para rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Po ashtu ata kanë paralajmëruar se protesta e tyre do të zgjasë tetë orë, teksa në duart e tyre po mbajnë mbishkrime të ndryshme.
“Mos e normalizoni ngacmimin seksual”, “Jashtë Xhevat Krasniqi”, “ngacmimi seksual është krim”, “nuk durojmë ma”, janë disa nga mbishkrimet që janë vendosur para derës së ndërtesës së rektoratit.
Protesta ka filluar në orën 08:30 të mëngjesit dhe do te vazhdojë deri në orën 16:00.